TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2026, 08:40

Nga përmbytjet te ngricat, cilat janë qarqet më të rrezikuara

Shkruar nga Pamfleti
Nga përmbytjet te ngricat, cilat janë qarqet më të
Reshje dëbore, probleme në qarkullimin e automjeteve

Pothuajse në të gjitha qarqet e vendit ka rrezik për përmbytje si pasojë e vërshimeve të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitjes së dherave. Alarmi jepet nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) në parashikimin që ka bërë lidhur me situatën e motit në Shqipëri.

Sipas IGJEO, qarqet që rrezikohen janë: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, pritet një rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjitë lumenjtë.

Nga përmbytjet te ngricat, cilat janë qarqet më të

Nga përmbytjet te ngricat, cilat janë qarqet më të

Rrezik të shtuar për përmbytje lokale do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, si dhe Vjosa.

Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.

Në vijim IGJEO parashikon që gjatë ditës së sotme reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat në Veri, Lindje dhe Jug Lindje në territorit. Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 10 °C      

në vendet e ulëta: 8 / 9 °C     

në vendet malore:  -2 / 0 °C        

igjeo reshje moti

Lini një Përgjigje