TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2024, 22:11

"Basha bëri lojë", avokati: Ishte i vetëdijshëm se nuk e mundte dot Berishën

Shkruar nga Pamfleti

"Basha bëri lojë", avokati: Ishte i vetëdijshëm se

Avokati Përparim Çaça ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës.

Ai u shpreh se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen që pas humbjes së zgjedhjeve të 2021. Sipas tij, shpresa e Bashës ka qenë vetëm logo.

Avokati tha gjithashtu se Basha ka bërë lojë shtoi se përballë kishte dikë që nuk e mundte dot.

“E vetmja shpresë që ka pasur PD zyrtare ka qenë logo. Sepse nëse është ai që mendon se nuk ka nevojë për logo, ofiqe le të krijojë parti dhe të msëforcat. Gjithë këtë kohë nuk bëri për vete asnjë. Aty ku e filloi aty ngeli. Kjo që ndodhi sot, duhet të kishte ndodhur pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Do kishte qenë në nderin e tij. Duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Bëri një lojë. Zoti Berisha kur e pa çfarë po ndodhte e shkriu për 30 ditë. Kishte përballë një njeri që nuk e mundte dot. Ustallarët e vërtetë e dinë që Berisha nuk dorëzohet kurrë. Në 97 askush nuk e mendonte se do kthehej Berisha. Jam shumë skeptik, sa i përket zgjedhjeve të 2025. Edhe betejën juridike me ligjin do ta fitoj”, tha avokati për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje