
Gazetari Milaim Zeka tha se vendimi i Apelit për vulën dhe logon e Partisë Demokratike është në favor të Sali Berishës.
Sipas tij, Lulzim Basha do të krijojë një parti të re, teksa shtoi se edhe sikur Basha të dojë të bashkohet me Berishën, nuk do e lejojnë ndërkombëtarët pasi sipas Zekës, ai “është 80% i dirigjuar” nga perëndimi.
“Lulzim Basha sot do të krijojë parti të re politike, e kam informacion dhe të gjitha më çojnë atë. Siç bëhet dreqi bashkë, aq bashkohet Berisha me Bashën, asnjëri nuk do të bashkohen.
Këta kanë inatin e shqiptarit dhe do të kemi një parti të re politike. Basha sot për sot është 80% i dirigjuar nga perëndimor, edhe sikur të donte të bashkohej me PD, nuk do e lejonin ndërkombëtarët”, tha Zeka për “TCH”.
Lini një Përgjigje