
Analisti Frrok Çupi tha se ish-kryeministri Berisha duhet të pranojë që ka drejtësi të drejtë e të pavarur dhe se SPAK nuk është organizatë kriminale.
Teksa ka komentuar vendimin e dhënë për vulën dhe logon e Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit, Çupi u shpreh se PD me Berishën, nuk ka asnjë vlerë në politikë.
Çupi shton se problemi i Partisë Demokratike nuk është vula por marrëdhënia e shkatërruar me publikun dhe historia me të kaluarën.
“Ose Berisha duhet të pranojë se vendimi i sotëm ishte vendimi i një gjykate të korruptuar, i një gjykate kriminale, një gjykate të lidhur me Edi Ramën dhe Edi Rama ia dha këtë vulë ose duhet të pranojë se gjykata që i dha atij vendimit është gjykatë e drejtë, merr vendime të drejta dhe nëse e pranon këtë, duhet të pranojmë në një realitet që ai nuk e ndërtoi dot. Jetojmë në një realitet ku ka drejtësi, ku drejtësia po ngjall shpresë te njerëzit. Është i drejtë vendimi i izolimit, duhet të pranojë që SPAK nuk është organizatë kriminale, ditën, që mund të ndodhë, që prokuroria do t’i vërë prangat, ta çojë nga shtëpia në qeli. Ky problemi i bashkimit është prapambetje. PS e rinovon gjysmën e partisë.
Ndërsa në PD thuhet të bashkohemi me të vjetrit. Ky është efekti ndoshta më i vogli, por bashkimi i PD është thirrje për bashkim të disa njerëzve rreth e rrotull, nuk ka lidhje me bazën. Nëse do shikojmë Bashën poshtë zyrës së Berishës, është çështje morale. Janë gjysma e njëri-tjetrit. Ishte vendim pa vlerë politike dhe juridike. Rithemelimin nuk e pengoi vula. Atë nuk ka alibinë, por kjo nuk i shton gjë Berishës. PD ka një problem të madh, atë që ka. Ka marrëdhënie të shkatërruara me publikun. Ka një raport të keq me historinë, me të kaluarën”, tha ai për “Abc News”.
Lini një Përgjigje