TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2024, 20:25

Apeli i dha vulën Berishës, Minxhozi: Basha, eksperiment i dështuar i doktorit

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i dha vulën Berishës, Minxhozi: Basha, eksperiment i

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi i ktheu vulën dhe logon Sali Berishës.

Minxhozi tha se ky moment duhet të jetë reflektues për eksperimentin e dështuar të Berishës që quhet Lulzim Basha.

Sipas tij, Berisha ishte fajtor edhe pse Basha dështonte e zgjidhte sërish.

“Më shumë se një herë kur diskutohej se kush e meriton vulën, unë jam shprehur që Rithemelimi e meriton dhe vulën dhe stemën, sepse duket që ia kanë dhënë votuesit dhe duket që demokratët duan Berishën dhe jo Bashën, në pikëpamje dhe të empatisë, të besnikërisë dhe të simpatisë politike.

Unë mendoj që ky moment që është historik për PD, duhet të jetë një moment reflektimi për një eksperiment të dështuar që mori 11 vjet dhe quhet Lulzim Basha. Është një faj tërësor i Sali Berishës, i cili në 2013 vendosi që ky do të ishte personi, i cili e pa të humbte dhe tha ky ishte personi.

Sot është rezultante që i dedikohet e gjitha emocionit dhe jo arsyes”, tha ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje