TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 19:27

Balluku hakmarrje ndaj Veliajt? Artan Hoxha: Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, u pritën me duartrokitje te Infrastruktura!

Shkruar nga Pamfleti

Balluku hakmarrje ndaj Veliajt? Artan Hoxha: Arrestimet në Bashkinë e

Gazetari Artan Hoxha në një reagim lidhur me operacionin e SPAK në Bashkinë e Tiranës, ka lënë të kuptohet se brenda PS-së po zhvillohet një luftë e madhe mes, Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut!

Me anë  të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha ironizon duke thënë se arrestimet e drejtorëve të Veliajt janë pritur me brohoritma dhe duartrokitje te Ministria e Infrastrukturës, e cila drejtohet nga Balluku. Ndërkohë që shton se ata të Bashkisë, festuan një javë më parë kur u arrestua Drejtori i Rrugëve i Ministrisë së Infrastrukturës.

Ka rënë zjarri në bashki????!!!

Jo mor jo, u paska rënë një rrufe “5D”, drejtorëve të Bashkisë…. Ndërkohë, te Ministria e Infrastrukturës, dëgjohen brohoritma dhe duartrokitje…

Më duket po i kthejnë borxhin godinës ngjitur të Bashkisë, të cilët festuan para një jave, kur u arrestua Drejtori i Rrugëve i Ministrisë së Infrastrukturës….

E ka pas thënë “Padishahu”: Kokat hëngshi!!!!!”, shkruan Artan Hoxha.

Lini një Përgjigje