TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 17:52

Detaje nga operacioni i SPAK në Bashkinë e Tiranës, 9 urdhër arreste; 3 prej tyre me burg!

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga operacioni i SPAK në Bashkinë e Tiranës, 9 urdhër

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK në Bashkinë e Tiranës. Aksioni i zhvilluar është në kuadër të Dosjes ‘5D’ dhe mësohet se SPAK ka lëshuar 9 urdhër-arreste.

Nga  9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, të tjerët arrest shtëpie e detyrim paraqitje.

Mësohet se masë sigurie është firmosur edhe për Mariglen Qato, ish drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës dhe ish drejtorin e UKT-së Redi Molla.

Redi Molla është ish-drejtor i UKT, i larguar nga detyra në vitin 2020, ndërsa Qato ish-drejtor i IMT në vitet 2015-2022. Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.

Lini një Përgjigje