TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2026, 13:49

Avokati i Safet Bajrit bëhet viral, transporton me karrocë fashikujt hetimorë

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i Safet Bajrit bëhet viral, transporton me karrocë fashikujt
Avokati i Safet Bajrit

Safet Bajri prej shumë muajsh ndodhet në burg, pasi është i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Një video e avokatit të tij është bërë virale, pasi shfaqet me karrocë dhe brenda saj ka vendosur fashikujt hetimorë në kuti.

Arrestimi i Safet Bajrit erdhi vetëm tri ditë pasi forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në disa banesa, në zonën e Dobraçit, që njihet si lagjja e fisit Bajri, mes të cilave edhe në banesën e Safet Bajrit.

Safet Bajri, sëbashku me Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon akuzohen nga SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit.

Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. 

Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Kush është Safet Bajri?

Safet Bajfri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërsa në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh.

Safet Bajri, i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës, po hetohet nga drejtësia shqiptare edhe për masakrën e Dobraçit, më 30 tetor 2024, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa breshëria e plumbave ju mori jetën edhe dy kalimtarëve, burrë e grua, Bashkim e Flutura Basha.

Një tjetër ngjarje kriminale për të cilën po hetohet Safet Bajri dhe anëtarë të tjerë të grupit “Bajri” është edhe përplasja me armë zjarri në Bushat të Shkodrës më 23 gusht 2024.

Disa anëtarë të grupit Bajri, një pjesë e të cilëve të identifikuar nga SPAK, të armatosur deri në dhëmbë dhe me makina të blinduara, kishin organizuar gjithçka për të vrarë rivalin e tyre, Aleksandër Prendin, dhe familjarët e tij. Ky i fundit ju përgjigj grupit me plumba dhe nga përplasja me armë zjarri nuk pati viktima apo të plagosur.

Gjithashtu, Safet Bajri dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilali për vrasjen në vitin 2018 të Fatbardh Licit, kunati i Lulzim Kullës, ky i fundit një emër tjetër i njohur i botës së krimit.

Fiset Bajri dhe Lici, të njohur në qytetin e Shkodrës, kanë një historik të përgjakshëm përplasjesh, me një sagë të gjatë vrasjes mes të dy grupeve kriminale.

 

avokati safet bajrit karroce fashikujt hetimor

Lini një Përgjigje