TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2025, 14:02

Aviacioni Civil njoftim: Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë

Shkruar nga Pamfleti
Aviacioni Civil njoftim: Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë
Foto ilustruese

Të gjitha fluturimet drejt Greqisë dhe anasjelltas do të anulohen më datën 9 prill.

Ky informacion vjen nga Aviacioni Civil, i cili thotë se shkak për anulimin është greva 24-orëshe e paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi.

ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion.

“Për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi, të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill janë anuluar. ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftimin e Aviacionit Civil.

Aviacioni Civil njoftim: Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë

 

më 9 prill anulohen fluturimet me greqinë

Lini një Përgjigje