
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar strategji sa i takon ndërtimit të porti të ri në Porto Romano. Projekti ka mbetur i bllokuar sepse askush nuk merr përsipër dhe duket se qeveria do të kalojë tani me financim të brendshëm. Ishte Rama që e paralajmëroi pak ditë më parë dhe sot qeveria ka marrë vendimin.
Sipas planeve, vlera e investimit për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano arrin në mbi 422 milionë euro. I gjithë projekti për ndërtimin e portit të ri tregtar të Porto Romanos pritet të mbyllet brenda vitit 2026. Kostoja totale e këtij projekti që do të financohet me fonde buxhetore është 43 miliardë lekë.
"Po ashtu kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për portin e Durrësit, Porto Romano, për të cilin do bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, është projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike sepse kemi përfshirë dhe NATO. Do kalojmë me financim të brendshëm që mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja”, tha Rama pak ditë më parë.
Lini një Përgjigje