TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2024, 12:43

Vetëvrasja e Sibelës/ Flet babai: Nëna e saj ishte e lidhur me Altin Çokun, ajo e çoi në këtë rrugë

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e Sibelës/ Flet babai: Nëna e saj ishte e lidhur me

Babai i Sibela Abedinit, 27-vjeçares që vrau veten pak kohë më parë, si pasojë e shantazhit me foto intime, ka folur për rrethanat dhe ngjarjen.

Sipas tij fajtore është mamaja e Sibelës, që e ka çuar deri në këtë situatë, pasi ajo ka pasur komunikim me Altin Çokun.

Babai i Sibelës tregon se vajzën do ta merrte në Itali aty ku jetonte dhe vetë.

“Sibela nuk kishte shqetësim, me mua ka folur në mënyrë normale. I kam thënë që për një javë do të marr në Itali. Vajza ka qenë tek bashkëshorti në Kosovë. E ëma është imorale. Ta them me pastërti. Unë mendoj që nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Çokun. Ai person ka përfituar nga kjo gjë dhe i ka bërë shantazhe vajzës. Kam dyshime tek gruaja ime, ajo të merret në pyetje, sesi Altin Çoku hyri në familjen time. Kam bërë 3 herë kërkesë për divorc dhe asnjëherë nuk jam thirrur për të bërë divorcin. Në Itali ka 5 vite që jam këtu. Sibela më ka thënë se ka shkuar në Kamëz, pasi burri i saj në Kosovë, kishte gjetur tjetër bashkëshorte. Mua bashkëshortja më ka futur 7 vite burg, sepse zonja më ka akuzuar për shfrytëzim. Jam dënuar padrejtësisht. Kam dyshime se bashkëshortja ime ka gisht në vrasjen e vajzës. Sibela më ka shprehur shpesh herë shqetësime, duke thënë se edhe në Kamëz kalonte keq”, tha babai i Sibela Abedinit, në një intervistë për News 24.

sibela abedini altin coku

Lini një Përgjigje