TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2025, 11:29

Asfalt elektoral në Gjirokastër 4 ditë para zgjedhjeve, bashkia po blen votat me zift (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Asfalt elektoral në Gjirokastër 4 ditë para zgjedhjeve, bashkia
Asfalt elektoral 4 ditë para zgjedhjeve në Gjirokastër

Vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Gjirokastra është kthyer në një kantier "urgjent" punimesh, ku fadromat, kamionët dhe asfaltueset kanë mbushur rrugët e qytetit të gurtë.

Kjo nuk është një skemë zhvillimi afatgjatë, por një spektakël "asfalti elektoral", nën regjinë e bashkisë dhe zyrtarëve lokalë që po luajnë kartën e fundit për të rrëmbyer votat në favor të qeverisë Rama që po kërkon me ngulm një mandat të 4.

Qytetarët janë të ndarë mes habisë dhe zemërimit, teksa rrugë që kanë pritur riparim për vite me radhë, po shtrohen me urgjencë në orët e vona të natës.

Në pamjet e mëposhte do të shihni  mjetet e rënda punojnë, ndërsa zyrtarët lokalë bëjnë inspektime teatrale me kameramanë nga pas, si në një fushatë propagandistike në stilin e vjetër komunist.

Burime lokale raportojnë se këto ndërhyrje nuk janë pjesë e ndonjë plani zhvillimi të miratuar më parë, por janë urdhëruar direkt nga lart, si pjesë e një përpjekjeje të qartë për të krijuar iluzionin e punës, në një kohë kur votuesit janë më të ndjeshëm ndaj premtimeve dhe “dhuratave” të minutës së fundit.

Në vend që të përballen me bilancin real të qeverisjes dhe të kërkojnë votën me transparencë, PS ka zgjedhur rrugën e manipulimit vizual dhe abuzimit me paratë publike për ta çuar Shqipërinë në BE siç pretendon edhe lideri i tyre Edi Rama.

asfalt elektoral në gjirokastër

Lini një Përgjigje