
Spitali "Salus Tirana" sh.a. dëshiron të bëjë një deklaratë për të sqaruar opinionin publik në lidhje me disa informacione të pasakta për shërbimin e Hemodializës.
Spitali ynë operon në përputhje të plotë me legjislacionin aktual të Republikës së Shqipërisë dhe ofron shërbime të Hemodializës me standardet më të larta shëndetësore. Kemi një marrëveshje aktive dhe transparente me Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor për dhënien e shërbimit të dializës për pacientët shqiptarë.
Kjo marrëveshje nuk është një kontratë detyruese ose koncesion, por vetëm një marrëveshje e lirë, siç operojnë edhe operatorë të tjerë privatë në Republikën e Shqipërisë, për të mundësuar këtë shërbim pacientëve sipas ligjeve të Shtetit Shqiptar.
Publikime të tilla jo vetëm që dëmtojnë reputacionin tonë institucional, por thyejnë gjithashtu besimin e pacientëve dhe shkelin parimet bazë të etikës dhe së drejtës së informimit.
Ftojmë median dhe publikun të drejtohen te burimet zyrtare institucionale për verifikimin e çdo informacioni.
Me respekt,
Drejtoria e Spitalit “Salus Tirana” sh.a.
Lini një Përgjigje