TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Tetor 2024, 21:30

Artan Hoxha: SPAK shpresa e fundit për të vënë drejtësi për "21 janarin”, Strasburgu e quajti krim shtetëror

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha: SPAK shpresa e fundit për të vënë drejtësi

Gazetari Artan Hoxha tha se SPAK është shpresa e fundit për të vendosur drejtësi për “21 janarin”.

Ai theksoi se Gjykata e Strasburgut e ka quajtur 21 janarin një “krim shtetëror”. Hoxha shtoi se vrasjet e qytetarëve në bulevard janë bërë me urdhër të komanduar dhe të bëra nga njerëz të stërvitur për atë punë.

“Kishte tendencë që të shmangej dosja e 21 janarit në SPAK. Vrasjet kanë qenë me urdhër të koordinuar dhe të bëra nga njerëz të stërvitur për atë punë. Vendimi i Strasburgut noterizoi faktin që vrasjet janë bërë nga shteti.

Dosja ka shumë material brenda, por nuk kanë dashur ta hetojnë. SPAK-ut i ka mbetur që në vendet që ka gjetur fajtorët ‘Strasburgu’, të vendosë thjesht emrin. SPAK është shansi i fundit për të vendosur drejtësi për 21 janarin”, tha Artan Hoxha për “News 24”.

Lini një Përgjigje