
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar një raport të fundit të Guardia di Finanza, sipas të cilit hapësira e mbjellë me kanabis në Shqipëri është trefishuar.
Ai theksoi se rritja e kultivimit të kanabisit ka arritur nivele alarmante, veçanërisht në qarkun e Shkodrës. Sipas Hoxhës, sasitë e eliminuara këtë vit tregojnë një rritje të dukshme të kultivimit të kanabisit në vend.
“Historikisht, në vitet parazgjedhore, sasia e kanabisit rritet. Por këtë vit, mbjellja është rritur edhe për shkak të rritjes së çmimit dhe fluksit të turistëve. Sasitë e eliminuara këtë vit tregojnë se ka pasur një rritje të ndjeshme në kultivimin e kanabisit në Shqipëri, sidomos në qarkun e Shkodrës në përmasa të frikshme”, tha gazetari për “News 24”.
Hoxha u shpreh se disa të rinj, përfshirë ata që kanë ardhur nga Anglia, janë rikthyer në Shqipëri për të kultivuar kanabisin.
“Mos prisni që ata të kultivojnë domate në zonat malore të Shqipërisë”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.
Lini një Përgjigje