TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2025, 17:12

Arrestimi i Veliajt dhe sulmet e Ramës, reagon BE: Po ndjekim zhvillimet, të garantohet pavarësia e drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt dhe sulmet e Ramës, reagon BE: Po ndjekim zhvillimet,

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ata janë shprehur se po ndjekin nga afër procesin, teksa kanë theksuar se nuk komentojnë mbi procedurat gjyqësore në vazhdim

Në reagimin e tyre për mediat, shtohet se reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim. Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, thuhet në reagimin e BE-së.

Lini një Përgjigje