TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2025, 16:24

E akuzoi në seancë, zbulohet leja e ndërtimit që Veliaj i dha prokurorit Ols Dado (Dokumente)

Shkruar nga Pamfleti
E akuzoi në seancë, zbulohet leja e ndërtimit që Veliaj i
Ols Dado

Zbardhen dokumentet mbi pallatin e prokurorit të SPAK...

Kryebashkiaku Erion Veliaj është përballur sot në gjykatë me prokurorin Ols Dado, i cili firmoi urdhër arrestin. Seanca po vijon e tensionuar, teksa Veliaj ka lëshuar akuza të forta ndaj prokurorit Dado. Veliaj tha se ai është në konflikt interesi pasi ka përfituar leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.

Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke përfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, ka thënë Veliaj.

Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Sipas dokumentit të siguruar nga 'Pamfleti', leja e ndërtimit është firmosur në 9 shtator 2021 ndaj shoqërisë “Alb Edil”, ku janë një numër i madh përfituesish, mes të cilëve figuron edhe Ols Dado. Bëhet fjalë për një pallat deri në 9 kate te “Rruga e Bogdanëve”. Toka ka qenë në pronësi të Dados dhe aty më pas është bërë pallat.

Vetë Veliaj pretendon se prokurori ka mbetur i pakënaqur dhe e ka kërcënuar, por nuk dihen detaje.

E akuzoi në seancë, zbulohet leja e ndërtimit që Veliaj i
Leja e ndërtimit

Veliaj u arrestua me urdhër të Dados pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Bashkë me të u ndalua dhe bashkëshortja, e cila është në “arrest shtëpie”. Po ashtu u arrestua biznesmeni Elman Abule, teksa janë duke u hetuar në “detyrim paraqitje” 5 biznesmenë të tjerë.

Arrestimi i tij ka trazuar ujërat politike. PS për herë të parë ka ngritur krye kundër drejtësisë, ndërkohë që PD ka filluar të ndryshojë kurs. /Pamfleti

E akuzoi në seancë, zbulohet leja e ndërtimit që Veliaj i
Kontrata

Lini një Përgjigje