TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2025, 13:48

Seanca në GJKKO, Helena Kadare shkon në mbështetje të Erion Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

Seanca në GJKKO, Helena Kadare shkon në mbështetje të Erion

Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ka shfaqur mbështetje për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Ajo ka qenë e pranishme në seancën gjyqësore që po zhvillohet për Veliajn, duke theksuar mbështetje për të në një moment të rëndësishëm.

“Kemi ardhur të marim pjese te seanca e Veliajt. Na thanë që mund të marrim pjesë“-u shpreh shkurtimisht Helena Kadare.

Ndërkohë në GJKKO ka rinisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe biznesmenët. Seanca ishte parashikuar të niste në 08:30, por u vonua me gjysmë ore pasi nuk kishte drita.

Më pas me kërkesë të avokatëve, seanca u shty për në 13:00, pasi kërkuan që të njihen me aktet hetimore, 6 fashikuj. Në fillim të seancës, para godinës së GJKKO ishin mbledhur mbështetës të shumtë të Veliajt.

Në nisje të seancës dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar.

helena kadare erion veliaj

Lini një Përgjigje