TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2025, 11:13

Gruaja kalon gardhin e sigurisë dhe hyn në oborrin e SPAK, nxirret jashtë me forcë

Shkruar nga Pamfleti

Gruaja kalon gardhin e sigurisë dhe hyn në oborrin e SPAK, nxirret

Teksa sot po mbahet vlerësimi i masave të sigurisë në GJKKO për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë, një grua ka tentuar të hyjë në SPAK nga ana e Burgut.

Gruaja sapo është konstatuar nga punonjësit e policisë është nxjerrë nga oborri i SPAK dhe është shoqëruar. Gruaja ka rezistuar disa herë, ndërsa u bëri thirrje policëve që të mos e prekin. Mësohet se ajo prej kohësh del në protesta dhe dyshohet vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sot më 12 Shkurt 2025 në GJKKO shqyrtohet masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe biznesmenëve.

Seanca gjyqësore për Veliajn nisi në orën 08:30, por është ndërprerë pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me dosjen dhe pritet të rifillojë në orën 13:30.

Para ambienteve të SPAK, u mblodhën dhjetëra qytetarë e disa punonjës të bashkisë në shenjë proteste. Në të njëjtën kohë, Kryeministri Edi Rama mbajti dëgjesë me grupin parlamentar të PS-së, ku foli për këtë çështje dhe për mënyrën si po veprojnë institucionet e drejtësisë.

Kreu i bashkisë së Tiranës u shoqërua nga agjentët e BKH-së më 10 Shkurt, pasi Gjykata e Posaçme i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, i akuzuar për dy vepra penale, ajo e “korrupsionit pasiv” (në 9 raste) dhe “pastrim parash”. Për të njëjtat akuza, shtuar dhe atë të “mosdeklarimit të pasurisë” është caktuar masa e “arrestit në shtëpi” ndaj bashkëshortes së tij, me arsyetimin se është nënë e një fëmije të mitur.

Lini një Përgjigje