TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2025, 10:52

Seanca për Veliajn, dy prokurorët saktësojnë se nuk rezulton i dënuar

Shkruar nga Pamfleti
Seanca për Veliajn, dy prokurorët saktësojnë se nuk rezulton
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK. Seanca nisi në 09:00, po u shty për në 13:00 pasi avokatët kërkuan të njihen me aktet hetimore.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në nisje të seancës dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar.

Kjo vjen, pasi në dosje, SPAK e prezantonte Veliajn si person të dënuar, por mësohet se dokumenti i gjendjes gjyqësore të datës 11 shkurt 2025, thuhet se Veliaj nuk rezulton i dënuar.

Ky saktësim është bërë edhe në seancë nga dy prokurorët, të cilët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.

erion veliaj  spak

Lini një Përgjigje