TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2025, 07:51

Veliaj del sot para GJKKO për masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj del sot para GJKKO për masën e sigurisë

Erion Veliaj do të paraqitet sot në orën 08:30 në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Bashkë me Veliajn, para Gjykatës së Posaçme do paraqitet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie dhe biznesmeni i arrestuar Elman Abule.

Për verifikim mase do paraqiten edhe 5 biznesmenët: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.

Lini një Përgjigje