TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2025, 07:54

Gazetarja: Mbrojtja për Veliajn është fasadë, loja që po luan Rama kundër kryebashkiakut

Shkruar nga Pamfleti
Gazetarja: Mbrojtja për Veliajn është fasadë, loja që
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë kryelajmi i të gjitha mediave në dy ditët e fundit. Madje për herë të parë kryeministri Edi Rama theu “rregullin” e vendosur nga vetë ai, duke komentuar vendimin e SPAK.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit Rama, gazetarja Juela Meçani, tha se kjo është një mbrojtje fasadë.

Sipas saj edhe pse publikisht dukej sikur marrdhëniet mes Veliajt dhe Ramës ishin zbutur, ky i fundit pas fikjes së kamera e degradonte.

'Rama teksa i thoshte Ali Ahmetit që vetëm ti mund të më sillje në Bashkinë e Tiranës. Sot gjërat kanë ndryshuar. Para disa javësh që Nanoistët janë përthithur nga grupi shumë i fortë nga patronazhistët tashmë aktivistë. Këta që ishin hidhëruar nga ajo që mund t’i ndodhte Velisë, u lumturuan kur Rama e thirri në zyrë Veliajn, e cilësuan si zbutje. Që mos kishte kosto në elektorat Rama mendoi ta mbajë nën sqetull Veliajn. Publikisht i kishin rregulluar marrdhëniet, por kur iknin kamerat Rama përsëri e denigronte para socialistëve. Ajo dashuri e beftë që rilindje ishte show, se për çfarë, nëse duhej vetëm për zgjedhje, apo Veliaj diçka ka ditur për komandantin-kryetar, apo nëse janë barazpeshat për shpëtimin e vëllait. Por unë mendoj që kjo është një mbrojtje fasadë.', tha ajo.

 

Lini një Përgjigje