
Biznesmeni Fatmir Bektashi ka mbërritur në GJKKO për verifikimin e masës detyrim paraqitjeje caktuar ndaj tij në çështjen e Erion Veliajt.
Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv, ndërsa i pandehur është marrë edhe në dosjen e aferës Partizani.
Edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku do të njihet me masën e sigurisë.
Sot Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.
Lini një Përgjigje