
Analisti Frrok Çupi duke komentuar arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha se me mbështetjen e ndërkombëtarëve po dënohen figura të larta zyrtarësh.
Në një intervistë për “ABC News”, ai e cilësoi ish-presidentin Meta, por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesën më të korruptuar të politikës.
“Nuk ka asgjë të rastësishme, por data 21 është kthyer në ogurzezë për disa dhe ogurbardhë për disa të tjerë. Pjesa e korruptuar e politikës si Ilir meta, apo Berisha me dhëndrin e kanë përjetuar si padrejtësi. Por kur kanë vrarë njerëz me 21 e kanë përjetuar si diçka të mirë. 21 janari është vrasja përfundimtare e demokracisë së shpresuar.
Po ta gjykojmë kështu do të kemi një pas një ngjarje të rëndësishme. Ky vend tani është në kujdesin e demokracive perëndimore dhe dalëngadalë do të pastrohet, ndërsa si akt politik është si dritë shprese. Njerëzit këta të korruptuar të mëdhenj duan t’i shohin në derën e ligjit. Krijon konceptin e lirisë dhe kjo është dhuratë shumë e madhe dhe nuk mund të shkonte Shqipëria në BE duke pasur të lirë njerëz si Meta apo Berisha dhe të tjerë”, tha ai.
Lini një Përgjigje