TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2026, 14:41

Arrestimi i Maduros, diplomati Kote: SHBA do të jetë fuqia më e madhe, mesazhi i Trump për vendet e tjera

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Maduros, diplomati Kote: SHBA do të jetë fuqia më e

Diplomati Jorgji Kote ka folur lidhur me operacionin e SHBA-së për arrestimin e presidentit venezuelian Maduro. Ai u shpreh se presidenti amerikan në këtë operacion ka zbatuar strategjinë e re të sigurisë kombëtare amerikane.

Kote tha gjithashtu se synimi i Trump është që Amerika të jetë fuqia më e madhe politike, ekonomike dhe ushtarake në botë.

“Trump veproi, filloi të zbatojë strategjinë e re të sigurisë kombëatare amerikane me qëllim që të realizojë sloganin. 'Amerika e para dhe ta bëjmë Amerikën të Madhe'. Ai thotë nuk kemi luftë, vetëm kemi kapur një ‘kapo band’, sepse paraqet rrezik për sigurinë amerikane. Pra Amerika nuk tërhiqet nga lidershipi politik botëror, siç u mendua. Përkundrazi Trump e ka bërë të qartë se Amerika do të jetë fuqia më e madhe politike, ekonomike dhe ushtarake në botë dhe ky është vetëm fillimi thonë ekspertët”, tha Jorgji Kote.

Ai theksoi gjithashtu se tani na mbetet të shohim se çfarë do ndodhë me Meksikën, Kolumbinë dhe Kubën, ku një ditë më parë vetë Trump paralajmëroi se mund të ndërmarrë një mision si ai në Venezuelë.

“Të shohim se çfarë do të ndodhi me Meksikën, Kolumbinë, Kubën që ai e ka halë në sy dhe ndoshta Trump mendon se është i pari president që mund ta përmbysi udhëheqjen komuniste kubaneze e deri te Groenlanda. Irani është gjithashtu i rrezikuar, por kjo do të varet edhe nga zhvillimi i brendshëm atje”, u shpreh ai për “Report Tv”.

Gjatë fjalës së tij, Kote shtoi se Trump mbështetet në doktrinën e famshme transaksionaliste, që do të thotë se nëse një uji është në të mirë të Amerikës ajo do të bëhet pavarësisht se kush dëmtohet.

“Trump mbështetet në doktrinën e famshme transaksionaliste, pra nuk ka të bëjë më me vlera, por me ujdi. Një ujdi që është me interes për Amerikën për Trump ajo do të bëhet, nuk ka shumë rëndësi nëse dëmtohen të tjerët”, përfundoi diplomati Kote.

Lini një Përgjigje