TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2026, 12:44

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PD nuk i ndahet Peleshit: Mblidh Këshillin e Imuniteteve

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PD nuk i ndahet Peleshit: Mblidh
Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve

Partia Demokratike nuk heq dorë nga kërkesa e saj për të mbledhur Këshillin e Imuniteteve dhe Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK sa i takon masës së sigurisë për zv.Kryeministren Belinda Balluku.

Demokratët i kërkojnë Niko Peleshit, kryetarit socialist të Kuvendit, që të thërrasë mbledhjen e Këshillit të martën.

Në fund të 2025-ës, demokratët kërkuan disa herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve, ndërsa ende nuk ka një datë se kur mund të zhvillohet kjo mbledhje.

Këshilli është mbledhur vetëm 1 herë, ku anëtarët kanë marrë provat dhe faktet që SPAK ka depozituar në Kuvend ku edhe bazon kërkesën për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj zv.Kryeministres.

Në anën tjetër, Gjykata Kushtetuese në 22 janar pritet të shqyrtojë në themel vendimin e GJKKO-së, që vendosi pezullimin e Belinda Ballukut nga funksionet qeveritare, ndërsa SPAK i ka komunikuar akuzat zv.Kryeministres. Kushtetuesja fillimisht vendosi të “ngrijë” vendimin e GJKKO-së dhe më pas i hapi rrugën gjykimit të çështjes, që nga ana e Kryeministrit konsiderohet e paprecedentë dhe jo-Kushtetuese.

Rama është shprehur se një pushtet nuk mund të ndërhyjë te një tjetër pushtet, aq më tepër të marrë kompetenca që nuk i takojnë.

Lini një Përgjigje