
Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar për ndryshime në lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së 4 janarit.
Sipas njoftimit zyrtar, një nga dy tragetet e planifikuara për nisje drejt Barit nuk arriti të lundrojë për shkak të motit të keq.
Autoriteti Portual ka bërë të ditur edhe situatën aktuale të lëvizjes së trageteve për ditën e sotme.
Sa i përket tragetit “GNV Cristal”, ai është zhvendosur nga kalatat 7 dhe 8 në orën 07:05 dhe ka akostuar në Terminalin e Trageteve në orën 07:20, me nisje të planifikuar në orën 23:00.
"Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së datës 4 janar 2026, një nga dy tragetet e planifikuara për lundrim drejt Barit nuk arriti të niset.
Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese.
Situata aktuale e lëvizjes së trageteve për ditën e sotme është si më poshtë:
Autoriteti Portual Durrës vijon të monitorojë me vëmendje situatën meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare, në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë lundruese dhe autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së operacioneve portuale", thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje