Seanca e rradhës në GJKKO ndaj Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe personave të tjerë të përfshirë në dosjen e SPAK, do të mbahet më 19 janar.
Seanca e planifikuar për t’u zhvilluar sot në GJKKO është shtyrë për shkak të mungesës së dy mbrojtësve ligjorë, përfshi edhe avokaten e caktuar për mbrojtjen e Veliajt. Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.
Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në GJKKO prej disa javësh po zhvillohen seanca sa i takon shqyrtimit paraprak të çështjes. SPAK ka ngritur akuza për korrupsion ndaj Kryebashkiakut Veliaj, i arrestuar në shkurt të 2025-ës në zyrën e tij.
Lini një Përgjigje