
Pas përfundimit të festave të fundvitit në pikën kufitare të Kakavijë dhe Tre Urat ka pasur fluks të lartë lëvizjesh. Bëhet me dije se pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2.
Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Pikës së Kontrollit Kufitar (SPK) Kakavijë kanë përpunuar 10,716 shtetas në hyrje dhe dalje, nga të gjithë 3,073 në hyrje dhe 7,643 në dalje. Po ashtu, janë përpunuar 2,908 mjete, 773 në hyrje dhe 2,135 në dalje.
Ndërkohë, SPK Tre Urat ka përpunuar 577 shtetas, ku 101 kanë hyrë dhe 476 kanë dalë, si dhe 270 mjete, nga të cilat 53 në hyrje dhe 217 në dalje.
Lini një Përgjigje