TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Mars 2024, 18:36

Arrestimi i Jorgo Goros, Frrok Çupi: Greqia po luan, po përdor politikën e vetë në Himarë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Jorgo Goros, Frrok Çupi: Greqia po luan, po përdor

Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur me situatën në bashkinë e Himarës, e cila ka mbetur pa kryetar bashkie, për shkak se ai në detyrë, Jorgo Goro u arrestuar me urdhër të SPAK.

Çupi tha se Himara është peng i ideologjisë nacionaliste, ndërsa e krahasoi me Shkodrën, ku kjo e fundit sipas analistit është peng i ideologjisë komuniste.

Ndër të tjera, analisti u shpreh se Greqia po luan lojë dhe po përdor politikën e vetë në Himarë, teksa shton se nuk pati asnjë reagim ndryshe, ashtu si me Belerin.

“Mua Himara po më duket sikur ka fatin e Shkodrës. Për një kohë të gjatë Shkodra mbeti pa pastruar mbetjet, pa bërë punët e shtëpisë. I thonë 30 vjet. Ka ngjashmëri mes Shkodrës dhe Himarës, janë pengje. Kemi të bëjmë me faktorë ideologjikë, Himara është peng i asaj nacionaliste, ndërsa Shkodra e asaj komuniste. Kemi frikën e enverizmin në Shkodër dhe të grekëve në Himarë. Në ndërtimin e vetë qyteti është pa shije. Se thonë “Himara jonë”, është Himara ku nuk investohet asgjë.

Shteti grek ndodhet në një lloj krizë fqinjësh. Politikanët grekë nuk e kanë menduar se Shqipëria është e përparuar. Për Goron nuk pati reagim ndryshe si me Belerin. Politika greke e ngriti në pemë qytetarin grekë, tani nuk e ul dot. Realiteti në Himarë është përplasje e ideologjisë. Rreziku është jo më te nacionalizmit, por në këto situata ndërhyn mafia”, tha Frrok Çupi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje