TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 23:02

Arrestimi i Ilir Metës, gazetari zbulon çfarë gjeti SPAK në celularin e Kryemadhit!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Ilir Metës, gazetari zbulon çfarë gjeti SPAK

Gazetari Eni Ferhati duke folur rreth arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, ka zbuluar detaje lidhur me konfiskimin e celularit që fundosi ish-presidentin.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ferhati tha se telefoni i sekuestruar i Monika Kryemadhit mund të ketë dhënë prova për të bërë këtë arrestim, pasi sipas gazetarit, në këtë telefon mund të ketë biseda implikuese.

“Para rreth 10 muajsh apo një viti, Monika Kryemadhit i është sekuestruar një aparat celular në banesën e nënës së saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe ky aparat celular ka qenë objekt hetimi nga Prokuroria e Posaçme. Nga ky aparat celular, kam përshtypjen se Prokuroria e Posaçme ka siguruar disa indicie, të identifikuara edhe me veprime të tjera hetimore.

Ne nuk e dimë se ç’kanë fashikujt hetimor. Por telefoni i zonjës kryemadhi mund të ketë ekspozuar shumë veprimtari të çifitit Metanë raport me akuzat që kemi. Harrova edhe një episod tjetër, është në vlerën e 310 mijë eurosh ku çifti Meta në bashkëpunim me nënën e zonjës Kryemadhi kanë blerë një apartament në zonën e ish-bllokut.

SPAK thotë se është munduar të mbulohet sikur është blerë kjo pronë me kredi bankare, më pas është shlyer ky detyrim në formë kesh, në periudhë shumë të shkurtër kohore. Kam përshtypjen se oguri më i fortë është telefoni i zonjës Kryemadhi, ku mund të ketë biseda me biznesmenin në fjalë apo edhe me Ilir Metën”, tha Ferhati.

Lini një Përgjigje