TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 22:40

“Në dosje edhe videoja me Dritan Priftin”, gazetarët japin detaje nga arrestimi i Metës: Tentoi të tregonte forcë, nuk donte të dilte si lepur

Shkruar nga Pamfleti

“Në dosje edhe videoja me Dritan Priftin”, gazetarët japin

Gazetari Dritan Laci foli, për arrestimin e Ilir Metës. Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjatë intervistës, Dritan Laci komentoi edhe momentin e arrestimit të Metës, për të cilën tha se ai donte të tregonte që mund të dorëzohej aq lehtë.

Ilir Meta nuk mund të pranonte që vetë të dilte nga makina pa një demonstrim force. Nuk mund të dilte si lepuri aq kollaj, dhe ai tregon një akt të tij. Edhe ai vetë do të tregojë që në fund të fundit jam Ilir Meta. Atë që e ka thënë gjithmonë…Janë disa episode, është një telefon që ka komunikime nga vite 2013 e më pas në mos gaboj. Në telefon ka biseda konkrete, pra nuk flitet vetëm për CEZ/ DIA, por për disa episode që i janë shtruar dosjen e hetimore që ka krijuar pazëllin e provave”, u shpreh Dritan Laci.

Nga ana e saj gazetarja Anduena Llabani, u shpreh se në dosjen e SPAK janë gati pesë episode ku të cilat Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të mbajnë përgjegjësi. Mes të cilave tha Llabani është edhe rasti i videos prej 700 mijë euro Meta-Prifti.

Në dosje renditen pesë episode për të cilat Meta dhe Kryemadhi do të mbajnë përgjegjësi penale. Në materialin hetimor bëhet fjalë edhe për videon prej 700 mijë euro Meta-Prifti”, u shpreh ajo në emisionin “360 Gradë” në ABC News.

Lini një Përgjigje