TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2024, 18:57

Arrestimi i Durim Bamit, Softa: U ofruan 1 mln euro për ta eliminuar, Dubai parajsa e kriminelëve

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Durim Bamit, Softa: U ofruan 1 mln euro për ta eliminuar, Dubai

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur lidhur me arrestimin e Durim Bamit në Dubai. Ai tha se Dubai është mbretëria ku kriminelët gjejnë parajsën për t’i shpëtuar ekstradimeve.

Softa u shpreh se është kërkuar deri në 1 mln euro për ta eliminuar. Madje shton se u aktivizuan 16 për ta eliminuar.

“Arrestimi i Bamit është një tregues që më të kërkuarit nga drejtësia shqiptare, vërtetojnë që ata janë në Dubai. Si rasti i Bamit dhe Eldi Dizdarit, janë në Dubai, por kemi vështirësie që lirohen për shkak të procedurave. Do ishte një ndihmë e madhe që një nga personat më të kërkuar të ekstradohej. Deri në 1 mln euro është kërkuar për ta eliminuar. Ishin të aktivizuar 16 veta për ta eliminuar.

Marrëveshjet me Dubai vazhdojnë të kenë të njëjtat vështirësi, lajmi i parë arrestimi dhe lajmi i dytë që do lirohet. Dubai është mbretëria ku gjejnë parajsën për t’i shpëtuar ekstradimeve”, tha eksperti për "Report Tv".

Lini një Përgjigje