TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2025, 22:19

“Ardhja e LaCivita-s në PD”, Vangjeli: Jo lobim, por shpresë për të anashkaluar instrumentin e shpalljes ‘non grata’

Shkruar nga Pamfleti

“Ardhja e LaCivita-s në PD”, Vangjeli: Jo lobim, por

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se vendosja e Chris LaCivita në krye të ekipit që do të organizojë fushatën zgjedhore të kampit demokrat, nuk është për lobim.

I ftuar në emisionin “Log” në News 24, Vangjeli deklaroi se kjo është një lojë shprese nga PD, për të anashkaluar instrumentin e shpalljes ‘non grata’.

Kjo është çarja e parë e izolimit, çarja e parë e rrethimit që ka nisur që me shpalljen ‘non grata’ nga SHBA. Ardhja e këtij ekipi në Tiranë, sepse nuk është i vetëm, para tij, 4 apo 5 të zyrës së tij kanë kontrolluar terrenin, mund të them që nuk është lobim, por as një menaxhim i fushatës së ardhshme elektorale.

Kjo është shpresa për të anashkaluar instrumentin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës, për një ftesë të mundshme të tij në Washington, për të rrëfyer që Washingtoni në mos aleat, është i barazlarguar nga palët.

Kemi ndryshim të kursit, sot tek demokratë është krijuar ideja që ndryshimi i pushtetit në Tiranë do të vijë nga ndryshimi i humorit në Washington.

Zoti Rama ka instaluar dhe ka forcuar fort një seri lidhjesh të njerëzve të afër me Trump, me administratën e re, kjo e bën garën të barabartë, pasi dje ishte e pabarabartë në favor të PS. Sherifi i ri i ardhur në Tiranë, mnd të ketë ndikim në Tiranë, por se nga do anojë është tjetër histori”, tha Vangjeli.

Lini një Përgjigje