TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2025, 19:28

GJKKO e la në burg Veliajn, Petraj: Duhej tjetër masë, nëse ka konflikt interesi me prokurorin kompromentohet dosja

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO e la në burg Veliajn, Petraj: Duhej tjetër masë, nëse

GJKKO e la në fuqi më 12 shkurt masën ‘arrest në burg’ për kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, nga 'arrest shtëpie' në 'detyrim paraqitje'.

Lidhur me këtë vendim, në studion e Report TV, avokati Edmond Petraj, tha se Veliajt nuk i duhej dhënë masa arrest me burg, pasi largimi i tij nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës ka krijuar vakum.

Unë mendoj se mund të kishim një masë të ndryshme nga ajo që u dha, kemi të bëjmë me një personazh të rëndësishëm në drejtimin e kryeqytetit.  Tirana nuk është e thjesht për t’u menaxhuar. Ky vakum që ndodh tani, mendoj se gjykata dhe struktura e posaçme duhet ta kishin parë me vëmendje këtë gjë. Por, do shohim se çfarë do të ndodh, pasi të ndal vendimi i arsyetuar i masës së sigurisë", tha ai.

Avokati u ndal edhe tek dosja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se nëse vërtetohet se prokurori Ols Dado është në konflikt interesi, atëherë duhet të bëhet kerkesë nga avokatët për përjashtimin e tij.

Avokatët e Veliajt duhet që të lexojnë dosjen dhe nëse ka element nxitimi, janë ata që duhet që të veprojnë dhe për konfliktin e interesit me prokurorin duhet që të bëjnë një kërkesë për përjashtimin e tij, nëse ka konflikt interesi me prokurorin, kompromentohet dosja. I takon avokatëve që të reagojnë lidhur me pretendimet e klientit të tyre”, tha ai.

Lidhur me cilësimin e Veliajt në dosje nga SPAK si i dënuar, ai tha se ky është një skandal.

Nuk falet ajo, është skandal. Pse njëherë e kanë parë ata, apo janë këto procedurat copy past. Edhe kjo pjesa e protestës që u bë, mund të them se Shqipëria është një shtet i polarizuar dhe ka simpatizant që dalin për ta, i kemi parë dhe për Berishën dhe për Metën”, tha ai.

Lini një Përgjigje