
Më tej sqarohet se pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar, si dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka reaguar sa i takon “zhurmës” së krijuar për kryebashkiakun Erion Veliaj nëse ai është i dënuar apo jo.
Me anë të një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Burgjeve konfirmon se Veliaj nuk është “i dënuar” më parë, informacion të cilin ia ka përcjell edhe SPAK-ut.
Më tej sqarohet se pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar, si dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.
“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.
Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.
Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Lini një Përgjigje