
Bashkimi Evropian në Shqipëri, ka nisur zyrtarisht Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE (EUIS), një nismë prej 7.2 milionë euro e krijuar për të ndihmuar qeverinë shqiptare në avancimin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Projekti do të ofrojë asistencë të synuar për strukturat negociuese dhe të gjitha institucionet publike të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE.
“Perspektiva e BE-së për Shqipërinë nuk ka qenë kurrë më reale. Pas hapjes së dy grupeve të negociatave me BE-në vitin e kaluar, dhe duke qenë se vendi synon të hapë të gjitha grupet deri në fund të këtij viti, puna për reformat duhet të përshpejtohet ndjeshëm. BE-ja është e gatshme të mbështesë planet ambicioze të Shqipërisë, duke përfshirë edhe këtë projekt të dedikuar. Së bashku me shtetet tona anëtare të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ndihmuar Shqipërinë jo vetëm në finalizimin e procesit të anëtarësimit, por edhe në përgatitjen për përgjegjësitë dhe përfitimet e anëtarësimit në BE”, tha ai sipas zyrsës së shtypit të delegaciont të BE.
Lini një Përgjigje