TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2025, 11:24

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth vijon normalisht.

Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë duke pastruar dhe kriposur rrugët. Gjithashtu në shumë fshatra ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor, ku temperaturat e ulëta mund të krijojnë prezencë akulli në rrugë.

Lini një Përgjigje