TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2024, 10:30

Aplikacionet e krimit, Shemsi Prençi: Encro dhe Matrix do të lulëzojnë fuqishëm në 2025!

Shkruar nga Pamfleti
Aplikacionet e krimit, Shemsi Prençi: Encro dhe Matrix do të
Shemsi Prençi

Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka komentuar kriminalitetin në vend dhe arsyet e faktorët që ndikojnë në rritjen e tij, pa harruar edhe rritjen e korrupsionit në të gjithë nivelet e qeverisjes.

Sipas Prençit, në Shqipëri gjatë 2024 ka lulëzuar krimi i organizuar në të gjithë format dhe krimi ndaj jetës së personave në formën e atentateve.

'Encrochat nuk ka filluar ende të japë efektet. Deri tani i ka dhënë SKY. Të gjithë çështjet që janë zbardhur deri në këto momente burojnë nga aplikacioni SKY dhe Encro dhe Matrix do të lulëzojnë në 2025 fuqishëm.Mediat e pavarura dhe të pakapura janë ata që hedhin dritë më së shumti edhe përkundrejt heshtjes së institucioneve shtetërore. Viti 2024 për hir të së vërtetës duhet pranuar që institucionet shtetërore ligjzbatuese më së shumti i kanë ndihmuar aplikacionet Sky dhe Encro…. Në të kundërt institucionet shqiptare duhet të kishin dalë në pension, sepse ne nuk kemi parë një çështje që të fillojë kryesisht prokuroria, apo ta zbardhë policia pa patur këto burime që ne sapo përmendëm. Pra e thënë ndryshe, aplikacioni SKY encro…, dekriptimet e përdoruesve të tyre janë një thesar i madh për institucionet ligjzbatuese dhe kjo duhet pranuar. Po të futemi në rrugën e kriminalitetit, pastaj është për të ardhur keq që ne Shqipëri kanë lulëzuar krimi i organizuar në të gjithë format dhe krimi ndaj jetës së personave në formën e atentateve, ku mund të përmendim atentatet në Vlorë, në Shkodër e në disa qytete të tjera. Pra, çka do të thotë që forma e organizmit të krimit, qoftë e krimit të organizuar në pikëpamje të trafiqeve të lëndëve narkotike, qoftë edhe larja e hesapeve mes grupeve kriminale....', tha Shmesi Prençi në Syri TV.

 

shemsi prençi krimi sky ecc matrix

Lini një Përgjigje