Avokati, Arben Llangozi ka hedhur dyshime nëse përgjimet e Sky ECC, po hetohen siç duhet nga Prokuroria e Posaçme.
Llangozi thotë se është dyshuese fakti se vetëm 4 prokurorë të SPAK kanë akses në dosjet voluminoze të Sky Ecc, ndërsa hetuesit e tjerë të këtij institucioni nuk kanë.
Sipas avokatit është koha që hetimet të përfshihen në një rrafsh më të gjërë duke u shtrirë edhe në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm.
'Organet e drejtësisë po e fshehin 'thesarin', përderisa një shtetas merr statusin e prokurorit dhe me këtë vetting-un e famshëm, mendoj se jemi para një prokurori të besueshëm dhe këto përgjimet që kanë ardhur nga jashtë, të mos u jepen prokurorëve të ndryshëm.
Ajo që kam marrë vesh në SPAK, është se janë një numër i caktuar prokurorësh që kanë akses në këto përgjime, për të pasur akses në këtë lloj informacionesh, janë vetëm 4-5 prokurorë. Kam dyshime nëse do të ketë transparencë, se do të bëhen hetime të rëndësishme. Çfarë fshehin këto 5 prokurorë në këto përgjime, do iu dalë jashtë kontrollit situata dhe do ta bëjë drejtësinë tonë jo të aftë, ku del edhe kryeministri jonë.
A munden 5 prokurorë të kontrollojnë këto përgjime? Sigurisht që jo. Do kemi selektim në këto përgjime, por edhe një mungesë transparence. Të gjitha prokuroritë e rretheve duhet të kenë akses në këto përgjime dhe të kryejnë hetime të pavarura. S’ka vetëm vepra penale, subjekt i SPAK, por edhe Prokuroritë e Rretheve mund t’i hetojnë. Atëherëe pse këto 5 prokurorë të SPAK bëhen pengesë për prokuroritë e rretheve në hetimet e tjera. Të hetohet ky aplikacion nga prokuroritë e tjera.', tha Llangozi i ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto'.
Lini një Përgjigje