TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2024, 08:44

Hapet sot Unaza e Madhe e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Hapet sot Unaza e Madhe e Tiranës

Ditën e sotme hapet tërësisht për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar. Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.

Por, në lotin 6 shpejtësia maksimale do të lejohet deri në 140 km/h, pasi konsiderohet autostradë e kategorisë A. Loti 6 ka një gjatësi prej 1.3 kilometrash dhe nis pas rrethrrotullimit të rrugës Tiranë-Dajt.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Unaza do te kishte përfunduar më shpejt, por një sërë faktorësh i penguan punimet. Aktualisht, në terren po punohet për detajet e fundit të projektit, duke përfshirë sinjalistikën dhe të tjerë elementë të sigurisë rrugore.

unaza e madhe e tiranes

Lini një Përgjigje