TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2024, 08:28

"Mos udhëtoni më shpejt se jeta", policia apel shoferëve

Shkruar nga Pamfleti

"Mos udhëtoni më shpejt se jeta", policia apel

Policia Rrugore ka apeluar për kujdes në lidhje me shpejtësinë në aksin rrugor Durrës -Tiranë, pas evidentimit të rasteve të tejkalimit deri në dy-fish të shpejtësisë së lejuar. 

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

"Mos udhëtoni më shpejt se jeta

171 km/h deri në 181 km/h në aksin rrugor Durrës -Tiranë, ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h.

Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Stop shpejtësisë

Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark", thuhet në apelin e policisë. 

policia

Lini një Përgjigje