TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2024, 10:25

8 mijë efektivë policie do të marrin shpërblim për festat e fundvitit

Shkruar nga Pamfleti

8 mijë efektivë policie do të marrin shpërblim për

Qeveria pritet të aprovojë një shpërblim për rreth 8 mijë efektivë policie me rastin e festave të fundvitit. Sipas policisë, është diskutuar që vlera që do të jepet do të jetë 10 mijë ose 15 mijë lekë të reja.

“Është miratuar një fond për shlyerjen e të gjitha detyrimeve që institucionet ligjzbatuese apo Ministria e Brendshme ka ndaj punonjësve të Policisë”, thuhet në njoftim.

Ky shpërblim do përfitohet nga efektivët që janë në terren, ku janë përjashtuar ata punonjës që kanë funksione më të larta se inspektor. Po ashtu, është dhënë urdhri nga Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda që të kalojnë në thesar brenda ditës të gjitha pagesat e prapambetura ndaj punonjësve të Policisë.

Nga data 24 Dhjetor deri më 3 Janar, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri me turne 12 orëshe në funksion të rendit e sigurisë.

Lini një Përgjigje