
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që ja dha vulën e PD-së Rithemelimit, analisti Ben Andoni thotë se lëvizja e Bashës tashmë duhet të jetë krijimi i një partie të re me një emër të ri.
Në studion e RTSH24, Andoni u shpreh Basha duhet ta pranojë vendimin dhe të fillojë me forcimin e strukturave të një partie të re.
Sipas Andonit, pasojat e më të cilat do të përballet Basha pas këtij vendimi të Apelit do të jetë rrudhja e rrethit të personave që e mbështesin atë.
“Veprimi i Bashës është një hap normal. Në mendimin tim, nëse Basha do të vazhdojë me procedura ankimimi, do e zbehë edhe më shumë aksionin politik. PD që përfaqëson Basha duhet ta pranojë vendimin dhe duhet të fillojë aksionin e konsakrimit të një partie të re me një emër të ri dhe mbi të gjitha forcimin e strukturave të saj. Prova e parë e tyre janë zgjedhjet dhe nga ana tjetër cilësia si do të veprojë në këto moment, do të duket kthesa. Më vjen keq ta them, por zoti Basha duket pak i lodhur nga politika. Ai vetë duhej të bënte rregulla loje të reja. Pasojat do të jenë te rrudhja. Goditja e parë do të jetë goditja e deputetëve. Zoti Sula e ka shprehur hapur që nëse vula shkon te Rithemelimi, do shkoj atje. Ngelet e diskutueshme si do veprojë zonja Tabaku, zonja Açka, zonja Pampuri. Bashës i duhet të mendojë shumë mirë sepse koha nuk pret”, u shpreh Andoni.
Lini një Përgjigje