TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2024, 22:27

A keni frikë nga SPAK? Noka humb toruan dhe ofendon gazetarin: Merrni briskun ti dhe SPAK

Shkruar nga Pamfleti

A keni frikë nga SPAK? Noka humb toruan dhe ofendon gazetarin: Merrni

Deputeti Flamur Noka ka debatuar ashpër me gazetarin Arbër Hitaj.

Gjatë një diskutimi në “Open”, Hitaj pyeti Nokën nëse ai dhe disa persona në Partinë Demokratike kanë frikë nga SPAK-u. Ndërsa, Noka iu përgjigj duke i thënë  se nuk ka frikë aspak, ndërsa nuk harroi të fyente edhe gazetarin.

Debati mes tyre:

Arbër Hitaj: Ju keni konflikt interesi nga SPAK. A keni frikë nga SPAK? Nuk janë dënuar politikanë nga Struktura e Posaçme vetëm politikanë djathtas, por edhe majtas.

Flamur Noka: Merrni briskun ti dhe SPAK. Drejtësia është e kapur. Beteja jonë është bashkimi dhe lirimi i liderit tonë. Më pas rrëzimi i kësaj qeverie dhe rikthimi i një qeverie teknike. Kjo nuk është drejtësi.

Arbër Hitaj: Këta duan të llastohen, duke iu thënë se janë të mirë, kur nuk janë të mirë. Kanë konflikt interesi, pikë.

Lini një Përgjigje