TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Nëntor 2023, 16:01

Anila Denaj me 20 këshilltarë personalë në staf, ndërsa Balla, Balluku e të tjerët me nga 4-5 këshilltarë

Shkruar nga Pamfleti
Anila Denaj me 20 këshilltarë personalë në staf, ndërsa
Anila Denaj /

Pesë këshilltarë ka ministri i Brendshëm Taulant Balla, që drejton dikasterin e luftës kundër krimit, mafies, klandestinëve, trafiqeve, kontrabandës, sigurisë kombëtare, rendit publik, gjendjes civile, pushtetin lokal etj.; ndërsa ministresha Anila Denaj që drejton dikasterin e vaksinimit bagëtive dhe luftës kundër karkalecit e minjve të arave, ka 20 këshilltarë...

Para dy javësh, “Pamfleti” denoncoi krijimin e rrjetës nepotike familjare nga Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj; e cila, përveçse mori me vete miqtë e saj dhe të fisit, emëroi Drejtore Kabineti e Krye-këshilltare Solora Llatjan, gruan e krye bashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, të cilën pas publikimit të rastit e ka lënë vetëm këshilltare.

Por ministresha Denaj, po shton zyrtarë të administratës qendrore, duke filluar nga fryrja e kabinetit të saj, në të cilin, ditën e hënë e çoi në 13 numrin e këshilltarë personalë, kur në 15 vitet e fundit, çdo ministër Bujqësie ka pasur 4 këshilltarë.

Shtimi i tyre nuk po ndalet; e sipas informacionit që na ka ardhur, ministresha Anila Denaj, ka firmosur urdhrin dhe ia ka dërguar drejtorive të financës e burimeve njerëzore, për të emëruar edhe 7 këshilltarë të tjerë, duke e çuar në 20 numrin e tyre.

Struktura organike e miratuar nga Këshilli i Ministrave për stafet ndihmës, përcakton në mënyrë taksative, që Ministri i Bujqësisë te këtë 4 këshilltarë, 1 Drejtor Kabineti e 4 zëvendës-ministra me nga 1 sekretar, të ndarë sipas sektorëve.

Por ministresha Anila Denaj, për të bërë qoka me taksat e shqiptarëve, ka nxjerrë urdhër të brendshëm që në kabinetin e saj të ketë 20 këshilltarë personalë, sikur është ministre e NATO-s.

P.sh., ministrja e Energji-Infrastrukturës, Belinda Balluku që drejton dikasterin e afro 60% të shërbimeve publike jetike si energjia, transportet, ndërtimi, hidrokarburet, burimet minerare etj., ka vetëm 4 këshilltarë.

I vetmi ministër me 9 këshilltarë është Niko Peleshi, për shkak të specifikës së dikasterit të tij si sektor i mbrojtjes, ku 4 prej këshilltarëve mbulojnë bashkëpunimin me NATO-n dhe me ministritë e mbrojtjes të vendeve të BE.

Pesë këshilltarë ka ministri Taulant Balla, i cili drejton dikasterin e luftës kundër krimit, mafies, klandestinëve, trafiqeve, kontrabandës, akademinë e policisë, gardën, çështjet e sigurisë kombëtare, rendit publik, gjendjes civile, pushtetit lokal etj.

Ndërsa ministresha Anila Denaj, që drejton dikasterin e vaksinimit të bagëtive, kafshëve dhe luftës kundër karkalecit, insekteve e minjve të arave, ka mbushur kabinetin me 20 këshilltarë personal, të cilët vetëm paga neto marrin 312 milionë lekë në vit.

Anila Denaj me 20 këshilltarë personalë në staf, ndërsa

 Ja emrat e 13 këshilltarëve të emëruar deri tani: Armond Halebi, Arian Palluqi, Fatmir Guri, Violeta Cara, Orjon Xhoxhi, Gejla Shehaj, Jerina Kolitari, Dhimitër Çipi, Solora Llatja, Anila Alliu, Orieta Aliaj, Viola Dona e Megi Thaçi./Pamfleti

anila denaj 20 këshilltarë

Lini një Përgjigje