Analisti Andi Bushati ka komentuar me ironi zërat nga kampi opozitar, se tani forcat DELTA amerikane do të sulen drejt Surrelit për të rrëmbyer Edi Ramën, njëlloj siç ndodhi me Maduron.
Bushati tha se kjo tregon dëshpërim dhe shtoi se është më mirë të jetosh në "diktaturën e Ramës", sesa ta heqin "kaubojsët".
"Kjo tregon dëshpërim. E vetmja shpresë është të çmendet Trumpi si në Venezuelë, të harrojë Groenlandën dhe të merret me ne. Ka një pyetje që i duhet shtruar çdo njeriu.
Do të ishim dakord ne si shqiptarë, që një askion prej kaubojsi si i Trump të na hiqte Ramën? Më mirë të jetoj gjithë jetën ne diktaturën e Ramës, sesa Shqipërisë ti ofrohet një zjgidhje si ajo.
Ka ca gjëra parimore që nuk mund të bësh kompriomis. Je për atë qasje? Ramën duhet ta heqin shqiptarët", tha Bushati për "TPZ".
Opozita shqiptare me ish-kryeministrin Sali Berisha në krye teksa kanë pritur me ngazëllim arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, thonë se i njëjti fati pret edhe kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se nuk pretendon që Forcat Delta të SHBA-ve të zbarkojnë në Tiranë dhe të arrestojnë Ramën, por tha se ky i fundit ishte përfshirë në skandalin e McGonigal.
Lini një Përgjigje