TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2024, 11:04

Analisti shpërthen kundër SPAK: Dumani ka arrestuar Metën me Berishën, por Ramës s'guxon t'i përmendin as emrin

Shkruar nga Pamfleti
Analisti shpërthen kundër SPAK: Dumani ka arrestuar Metën me
Ilustrim: Dumani dhe Rama

Fatos Lubonja thotë se fakti që Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, dhe Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së në kryeqytet, paraqiten në SPAK në të njëjtën ditë, kërcet, sepse duket sikur SPAK po tenton të tregojë se po godet nga të dyja palët.

Lubonja u shfaq i revoltuar, pse SPAK heton Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe nuk merret me Edi Ramën.

“Tani kemi faktin se dy liderë të opozitës janë goditur, ndërsa në anën tjetër, kemi kryeministrin që kanë frikë t’i përmendin emrin. Çfarë do të tregojë SPAK me këtë thirrjen e Veliajt dhe Këlliçit në të njëjtën ditë?


Ajo që po bën SPAK është se po na tregon se janë disa aty që hanë kumbulla, pra të njëjtën gjë që na thotë Rama.

Pse nuk gjurmojnë lidhjet e krimit me politikën. Sali Berisha u vu nën akuzë se ndryshoi një ligj, por Edi Ramën që miratoi 18 vendime në një ditë për inceneratorët, as e prek fare.

Atëherë çfarë mund të themi ne? Ne themi që ose nuk e prekin sepse Rama sakrifikon disa figura, ose i druhen destabilitetit po u godit Rama meqë është në pushtet, dhe amerikanët në anën tjetër duan stabilitet”, – tha Lubonja.

 

spak dumani rama

Lini një Përgjigje