Analisti Andi Bushati, ka folur për bilancin e SPAK, ku ai nuk evidenton asnjë dosje nga aferat e mëdha korruptive, që të jetë hetuar "nga fillimi deri në fund dhe të jetë model".
Bushati tha se bilanci i SPAK nuk duhet të jetë numerik por cilësor, pra analiza duhet të fokuset te rastet e mëdha të korrupsionit dhe krimit.
"Varet si e gjykojmë SPAK. Ka një tendencë të partizanëve për të na futur në kurthin e një debati numerik, pra sa kanë hedhur në koshin e plehrave. Debati duhet bërë mbi baza cilësore. Çfarë ka arritur SPAK? Më tregoni një dosje që e ka çuar nga fillimi deri në fund? Akoma nuk ka, thonë se do të vijë në të ardhmen...
Mua më duket se ka një përputhje të axhendës së Ramës dhe SPAK. Shiko rastësisht përshembull, Çfarë nuk lejon Edi Rama në Parlament për interpelanca? Çështjen e Charter çështjen Bechetti, McGonigal, çështjen e Vilma Nushit, keni parë që SPAK-u për ato që Rama ia ka bërë Parlamentit si tabu, SPAK të gërvisht nga pak? Zero. Kemi përputhje axhendash.
A kemi përputhje axhendash kur fton nga Kongresi i PS, shqiptarët mezi po presin që Meta të futet në burg? A kemi përputhje axhendash, që pasi ka dështuar politika, ta nxjerrë Metën si spiun, si kryetar partie që nuk do të lejohet, pas kishte vullnet politik dhe nuk e zgjidhën, e zgjidhën me SPAK? Po kemi përputhje.
Rezultati i përputhjes së axhendave do të duket në 11 maj. Nëse në 11 maj, pasi SPAK ka bërë kërdinë, Rama del më i fortë, do të shohim se për kë ka luajtur.
Por, pavarësisht nga ne këtu që mund të kemi fiksimet tona, më mirë nga të gjithë, se për kë punon SPAK, e tregon sondazhi i Euronews edhe pse nuk i besoj sondazheve. Këta që ka grirë SPAK, 82% e votuesve të PS e duan SPAK. Pra sa shumë e duan socialistët, 82% e mbështesin. Pse? Sepse me nuhatjen e tyre e kanë kuptuar se për kë punon SPAK", tha Bushati i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit".
Lini një Përgjigje