
Gazetari Erl Murati, duke diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, veçanërisht sa i takon opozitës, tha se kjo e fundit shkon drejt zgjedhjeve në dis-avantazh.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Murati tha se kryetari i opozitës është i akuzuar për korrupsion, Ilir Meta ndodhet nën arrest si i dyshuar për korrupsion dhe Fatmir Mediu po gjykohet në GJKKO. Sipas tij, Berisha duhet të propozojë një kandidat të ri për kryeministër që të bashkojë të gjitha palët.
“Kemi dy nga drejtuesit e opozitës nën akuzë për korrupsion. Vërtet Berisha mori vulën e PD, vërtet doli nga arresti shtëpiak, por është e dobët në raport me mazhorancën për të fituar zgjedhjet. Përgjegjës për këtë situatë është Berisha.
Ai duhet të lançojë një kandidat për Kryeministër që të bashkojë sa më shumë faktorë të opozitës, sikundër pas zgjedhjeve duhet të largohet nga drejtimi i PD-së dhe të hapë rrugën”, tha Murati.
Ai u shpreh SPAK është i krijuar nga amerikanët, ndoshta Rama mund të ketë ndikime te segmente të tij, por këta prokurorë me karrierë të gjatë në drejtësi, po japin tani rezultate, çka do të thotë se veprimtaria e këtyre prokurorëve monitorohet nga amerikanët, që mos themi kontrollohet.
Lini një Përgjigje